Pamje nga lamtumira e Aleksandër Ndokës dhe djali i tij me policë

21:45 | 10 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Dalin pamjet nga ceremonia e lamtumirës së Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit socialist Arben Ndoka, i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së premtes, teksa po shkonte për në banesën e tij në lagjen “Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës.

Në ceremoninë mortore kanë marrë pjesë mijëra vetë që nga banorë të zonës e deri tek të afërm, miq dhe figura të njohura të politikës lokale.

Aleksandër Ndoka ishte person popullor dhe korrekt. Si anëtar i këshillit bashkiak të qytetit të Lezhës ai ndihmonte të varfërit, duke bërë debate në këshill në favor të shtresave në nevojë.

I pranishëm ka qenë edhe djali i të ndjerit, Samuel Ndoka, të cilit Drejtoria e Burgjeve i kishte dhënë leje për të marrë pjesë në varrim. Siç duket edhe në pamjet e Report Tv, ai është sjellë nga dy furgonë policie nën mbikëqyrjen e efektivëve që e shoqëronin. Samuel Ndoka ndodhet i arrestuar për një tentativë vrasje./Koha Jone/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme