Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 4:00, në aksin “Këlcyrë- Përmet”, ku një makinë e tipit “Benz” humbi drejtimin dhe ka rënë në anën e lumit Vjosa.
Nga ky aksident kanë ngelur 8 persona, ku dyshohet se janë emigrantë nga Lindja e Mesme, ndërsa shoferi i makinës nga qyteti i Shkodrës.
Nga fotot e marra në vendngjarje, makina shihe e shkatërruar plotësisht.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.
Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë. Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar./tch/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?