Pamje nga aksidenti i çiftit shqiptar, gjendja kritike e të riut ndërpret ndeshjen e futbollit

21:27 | 4 Gusht 2018
A. B.

Ishin nisur nga Greqia drejt Tiranës për të shkuar në një dasëm, por udhëtimi që do t’i çonte në një ditë gëzimi u kthye në një aksident të rëndë për çiftin e ri shqiptar.

Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të shtune në autostradën Levan- Tepelenë. Lodhja dhe vapa dyshohet që të kenë sjellë disa momente shpërqendrimi nga ana e 31 vjeçarit Samir Muçaj, i cili ha humbur kontrollin e makinës dhe përfunduar jashtë rrugës, në një arë aty pranë.

Tashmë janë publikuar dhe pamjet e makinës. Gjendja e shkatërruar e automjetit të bën të kuptosh se shpejtësia ka qenë e konsiderueshme.

(Video e postuar nga Neoalb)
Si pasojë e aksidentit, 31 vjeçari është plagosur rëndë. I riu ka pësuar disa fraktura në trup e për shkak të gjëndjes së rënduar autoritetet kanë menduar që ta transportojnë me helikopter.

Nje aksident automobilistik ka ndodhur kete pasdite te 4 Gushtit ne autostraden Levan –Tepelene ne vendin e quajtur Buzmadh ,Mallkaster . Drejtuesi i mjetit mesohet se ka humbur kontrollin duke dale nga rruga duke perfunduar disa metra larg autostrades . C.Mucaj udhetonte se bashku me te fejuaren e tij ne nje mjet tip škoda me targa greke .Ata ishin nisur nga greqia ne drejtim te Tiranes ku dhe banonin drejtuesi i saj 31 vjecari C.Mucaj . Gjendja shendtsore e 31 vjecarit sipas mjekeve paraqitet e rende, si pasoje e disa frakturave te mara ne pjese te trupit ,ndersa e fejuara e tij ka mare plage te lehta.Shkaku dyshohet se ka qene lodhja dhe pergjumja e drejtuesit te mjetit.

Gepostet von Portali i Lajmeve Neoalb am Samstag, 4. August 2018

 

 

Në pamundësi për të gjetur një vend të përshtatshëm ulejeje, helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë është detyruar të ulet në stadiumin e Fierit “Loni Papuçiu”. Por në momentet e uljes së helikopterit në stadium po luhej një ndeshje miqësore mes Apolonisë e Flamurtarit, e cila është ndërprerë me ardhjen e helikopterit.

31 vjeçari është transportuar drejt Tiranës për mjekim të specializuar për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Fatmirësisht për të fejuarën e tij, fati ka qenë me të pasi ajo ka pësuar vetëm disa dëmtime të lehta. E reja është përmendur në spital ku dhe ka shfaqur më pas shenja të tronditjes psikike

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme