Nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka para mbledhjes së Byrosë, ku do të merret vendimi për disa prej deputetëve të opozitës, lidhur me seancën e ditës së sotme, është shprehur se vendi po shkon drejt përplasjes civile.
Paloka është shprehur se Parlamenti është bërë një qelbësirllëk i gjithi, ndërsa ka shtuar se nëse nuk lirohen kuksianët, atëherë do të ketë reagim më të forta nga opozita.
“Parlamenti është bërë një qelbësirllëk i gjithi, vendi po shkon drejt përplasjes civile. Për fat të keq nuk ka asnjë reagim më të vogël nga ndërkombëtarët, apo Shoqëria Civile. Opozita është vendosur përballë një situate që mund të sjellë pasoja të pariparueshme.
Në mbledhje dihen vendimet që do të merren, do të dënojnë një bastard të pafytyrë si Bushati për të mbuluar pisllëqet e tjera dhe jo Ramën që fyeu një popull të tërë. Për Ramën ka vetëm një fund. Nëse kuksianët do të mbahen në burg reagimi do të jetë edhe më i fortë se i sotmi”, tha Paloka.
Seanca e ditës së sotme është shoqëruar me përplasje të forta mes opozitës dhe mazhorancës, ku deputetët e PD dhe të LSI kanë kërkuar lirimin e 11 kuksianëve, të cilët mbahen në burg.
Me ndërprerje të shumta, miell dhe ujë, seanca parlamentare nuk ka zgjatur shumë, ndërsa në përfundim të saj, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi përjashtoi disa deputetë të PD-së.
Po ashtu, një incident u shënua edhe nga ana e Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushatit, ku në revoltë e sipër u hodhi ujë deputetëve të opozitës, të cilët ishin mbledhur afër foltores së Kuvendit.
Edhe ndaj Bushatit, pritet që Byroja e Kuvendit të marrë masa, gjë që u kuptua edhe nga deklarata e tij, ku kërkoi ndjesë për gjestin, por u justifikua se ishte provokuar. /GazetaExpress
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...