Google ADS

Paloka: Rama na kërkon votën për Drejtësinë që të instalojë diktaturën

13:26 | 25 Korrik 2018
Arbresh.info

Pas vendimit të KPK-së për të konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani reagoi edhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka.
Paloka shkruan se rasti i Dvoranit tregon se Rama kërkon votën e PD-së për të instaluar diktaturën.

“Ardian Dvorani rikonfirmohet në detyrë. Sokol Berberi, kunati i Fatmir Xhafajt dërgohet për herë të trete si kandidaturë e Ramës në Strasburg ( i rrezuar dy herë nga Strasburgu) dhe na thonë ne “mos pengoni reformën”.

Na kërkojnë votën për të instaluar diktaturën… R.K.T.K” (r*** ku t’i kesh).

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme