Ambasadorit të OSBE-së që e cilësoi shembull të keq në rajon djegien e mandateve nga opozita dhe mospjesëmarrjen në zgjedhje, demokratët i kujtojnë jo vetëm gjetjet në raportin e hartuar nga vetë misioni, por njëherazi edhe dosjet ku sipas opozitës faktohet përfshirja e ish- ministrave socialistë në blerje votash.
Nënkryetari Edi Paloka, në një intervistë për Tv Klan i kujton ambasadorit dosjen 184.
“Gjiknuri është faktuar në dosjen 184 si minisitri që vodhi votat, si se ndryshokan 20 përqind e vjedhjes së votave? Për legjitimitet të kujt flasim? Është qeveria që qëndron me vota të blera, minimumi janë 20%. Si qenka ilegjitime ajo që bën opozita dhe legjitime ajo e qeverisë që vjen me vota të blera.”
Ish – bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore Oerd Bylykbashi, thotë se shembulli i keq në rajon është mosreagimi ndaj problemeve që kanë të bëjnë me votën e lirë.
“Të fitosh zgjedhjet me bandat e kriminelëve dhe 19 prej tyre t’i bësh deputetë, më pas kriminelët përdhunues vrasës e trafikantë t’i bësh kryetarë bashkish që të kontrollojnë territorin dhe zgjedhjet, ky është shembull i keq për rajonin. Të mos reagosh, të mos thuash gjysëm fjale për të gjitha këto, të mjaftohesh vetëm me përmbledhje ekzekutive raportesh dhe të relativizosh problemet e rënda, është një shembull i keq për të gjithë”.
Blerja e votave është edhe kauza që opozita radikalizoi aksionin e saj, qëndrim që duket se do të përshkallëzohet me afrimin në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit. Opozita nuk dorëzoi në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve listën për anëtarë e sekretarë të KZAZ-ve. Paloka thotë se nuk ka vendim për bojkot, por as zgjedhje me Ramën kryeministër.
“S’ka zgjedhje në Shqipëri pa u larguar Rama dhe pa krijuar kushte për zgjedhje të lira e të ndershme.
Për opozitën kusht i panegociushëm është largimi i kryeministrit. Por si mund të mbërrihet deri në krijimin e një qeverie tranzitore pa dialog me Ramën. Zgjidhjen Paloka e sheh tek ndërkombëtarët.
Deri në uljen e palëve në tryezën e dialogut protestat janë aksioni i vetëm i opozitës. Të enjten sërish do të jenë jashtë kuvendit në tubimin e radhës dhe Paloka paralajmëron surpriza.
“Jo të gjitha do ja tregojmë Ramës, do ja bëjmë surprizë Ramës, por s’ka kthim pas veç protestave s’ka mënyrë komunikimi me këtë mazhorancë./klan
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...