Google ADS

Paloka i zbulon të shkuarën e pathënë mirditores që përloti Kuvendin

21:25 | 1 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka vendosur ti shkojë deri ën fund reagimit të tij përsa i përket Rigerta Lokut që përloti dje gjithë kuvendin.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”,ai ka zbuluar të shkuarën e gruas që nga Mirdita.

Ai shkruan se Luku në 2013 ka qenë kandidate për deputete në listën e Bamir Topit, për qarkun e Lezhës.

Statusi i plotë :

Miqte e mi, shoh qe vazhdon debati per gruan qe foli ne te ashtuquajturin parlamenti rural.

Une bera vetem disa pyetje per menyren se si u gjend zonja ne nje aktivitet te organizuar nga Ruci e pikerisht ne momentin kur rames do i duhet te justifikoj miliona euro qe do te hidhen per projektin e ri te vjedhjes qe rama e quan rilindje rurale. 

Me nje kerkim te percipte ne internet , zbulon se zonja nuk merret vetem me dhi dhe nuk qenka aq e panjohur nga politika… Ne 2013″>2013 Rigerta Loku rezulton ne listen e bamir topit per deputete ne Lezhe, ne koalicion me edvin ramen.

Te tjerat gjykojini vete. Ka dhe nje emision ne nje televizion publik ku i nxjerrin njerzit te qajne artificialisht…
Edi Paloka

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme