Palmer: Uashingtoni pret që Bashkimi Evropian të hapë bisedimet për anëtarësimin me Shkupin dhe Tiranën

10:29 | 11 Shkurt 2020
Arbresh.info

Përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mattew Palmer shpreh se “SHBA-të presin nga Bashkimi Evropian që muajin e ardhshëm t’i hapë bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe se rruga evropiane të të dyja vendeve është i domosdoshëm”.

“Konsiderojmë se dy vendet sipas arritjeve dhe meritave janë të kualifikuara t’i nisin bisedimet. Ky do të ishte sinjal i rëndësishëm që duhet të dërgohet në rajon. Është e domosdoshme që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të kenë rrugë të qartë evropiane dhe perspektivë evropiane”, tha Palmer për ‘Radio Evropa e Lirë në gjuhën bullgare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shprehu shqetësimet për përfshirjen e Rusisë në hapësirat e Ballkanit Perëndimor.

Sipas Palmer, qëllimi i Rusisë është që ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor përmes konflikteve dhe vendosjes së elementeve të kaosit por edhe krijim të mbikëqyrjes së shteteve në rajon dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme