Pallati i rrezikuar në Gjirokastër, analizohet terreni në kodrën ku rrëshqiti dheu

13:21 | 11 Tetor 2018
Arbresh.info

Një ekip ekspertësh lokalë nisën në Gjirokastër sondimin e kodrës mbi të cilën është vendosur pallati 5-katësh, i cili rrezikoi të shembej prej rrëshqitjes së dheut në janar.

Shpimet për marrjen e kampioneve dhe analizimin e lagështisë që mban kodra do të zgjasin 36 ditë. I gjithë projekti i dorëzimit të rezultateve do të kërkojë rreth 3 muaj dhe vetëm pas kësaj faze do të përcaktohet lloji i ndërhyrjes, transporton top channel.

Rrëshqitja e shpatit të kodrës ndodhi pas gërmimeve për një ndërtim në fundin e kodrës mbi të cilën është vendosur pallati dhe 3 banesa. Pas ngjarjes, Shërbimi Gjeologjik deklaroi se duheshin marrë masa urgjente për drenazhimin e ujrave dhe ndërtimin e mureve mbrojtëse.

Banorët u evakuuan vetëm përkohësisht, për t’u kthyer në banesa 3 javë pas rrëshqitjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme