Kanë mbetur për t’u vendosur detajet teknike dhe besoj se marrëveshja është drejt fundit, duke patur këtu parasysh dhe deklaratën e Ministrit të Jashtëm Kotzias.
Ishte ky mesazhi i ish Ministrit të Jashtëm Paskal Milo, i cili në një intervistë për News24, u shpreh se pakti mes Shqipërië dhe Greqisë mund të përfundojë së shpejti.
Lëmë mënjanë aspektin pozitiv, Milo gjithashtu ka vënë theksin tek një detaj që jo shumë shpesh ka rënë në sy të medias, e që ka të bëjë pikërisht me “heshtjen” e qeverisë shqiptare në lidhje me çështjen. Nga pala tjetër kemi thuajse përherë deklarata mbi bisedimet, ndërsa pala shqiptare është treguar e rezervuar, një praktikë që për ish Ministrin e Jashtëm vjen për shkak të asaj që ndodhi kur u krye marrëveshja e parë detare mes dy vendeve. Milo shprehet se arritja e një pakti do të sillte sinjale pozitive dhe për fazën integruese në të cilën ndodhet vendi.
Tani vëmendja shkon tek ajo se çfarë do të bëjë Tirana me Athinën. Nuk e dimë në cilën pikë janë diskutimet…
Ka patur pritshmëri për arritje më të shpejtë të marrëveshjeve të përfolura. Janë caktuar disa afate të cilat janë kaluar, si prilli, maji, dhe ende nuk duket se ka së afërmi ndonjë gjasë që të mund të zgjidhjet përfundimisht e gjithë paketa e negociuar mes palëve. Problemi me sa duket qëndron tek marrëveshja për delimitimin e kufijve detarë. Është një marrëveshje me probleme, dhe është në të mirë të dy vendeve që të negociohet me detaje. Grupi shqiptar ka shkuar në negociata për të mbrojtur interesat kombëtare, dhe e rëndësishme është që në fund të arrihet një marrëveshje në interes të dy vendeve.
Mendoni se tani janë stafet teknike që po punojnë për këtë?
Mendoj se janë stafet teknike që tashmë janë fokusuar tek detajet. Presidenti ka vendosur vijat e kuqe, ndaj tani mendoj se më shumë ka vështirësi të karakterit teknik për të përcaktuar detajet e marrëveshjes. Negocimi në detaje është i vështirë. Mendoj se në detaje po haset në vështirësi të cilat interpretohen nga palët në mënyra të ndryshme. Dhe derisa të lëmohet fraza dhe të përcaktohet qartë gjithçka, duhet punë. Lexova sot që ministri Kocias është shprehur se ‘nuk do shkoj me pushime pa u zgjidhur çështja me palën shqiptare’, këto tregojnë se ata janë optimistë se mund të arrihet marrëveshj. Pala shqiptare është pak e kursyer në deklarata, për shkak edhe të eksperiencës negative që kemi patur nga marrëveshja e parë. Rëndësi ka të arrihet një marrëveshje e mirë. Një marrëveshje e tillë mund të ndikojë edhe në hapjen e negociatave./Gazeta Express
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...