Google ADS

Pakënaqësitë në PD, Imami e Alibeaj i thonë ‘Jo’ Bashës

10:10 | 1 Mars 2015
Arbresh Info

Tiranë, 1 mars – Tashmë që forcat politike në vend janë zyrtarisht në proces zgjedhor dhe secila nga palët po vë në jetë strategjinë e saj për këto zgjedhje, në Partinë Demokratike sapo kanë filluar kundërshtitë e para.
Divergjencat dhe pakënaqësitë e para në radhët e demokratëve kanë lindur pasi kreu demokrat Lulzim Basha caktoi personat që do kryesojnë fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të qershorit, duke bërë një rotacion të deputetëve demokratë në lidhje me zonat që do kryesojnë në fushatë.
Pikërisht këtu e kanë zanafillën edhe kundërshtitë brenda së djathtës. Në këtë mënyrë, Arben Imami dhe Enkelejd Alibeaj kanë refuzuar kryesimin e fushatës në zonat që kreu demokrat iu ka caktuar, përkatësisht në zonën e Shkodrës dhe Tepelenës, duke mos i lejuar vetes të përballen me humbjen në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme