Google ADS

Pak para mesnatës, Basha miting në Selenicë: E keqja ikën vetëm me votë

23:45 | 21 Prill 2021
Trina Galanxhi

Destinacioni i radhës i fushatës përmbyllëse të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte Selenica.

Pak para mesnatës Basha mbajti një fjalim para qytetarëve, ku tha se e keqja largohet me votë, korrupsioni largohet me votë, mashtrimi e dështimi largohet me votë.

Për këtë, kreu i opozitës u shpreh se vota për numrin 9 është shkon për infrastrukturën, për fermerët, për subvencionet, dhe mbi të gjitha për dinjitetin.

“Për mua është një emocion i papërmbajtshëm të ndodhem këtu përsëri në mesin tuaj dhe të shoh në këtë ore të vonë të mbrëmjes dhe të shoh dritën e shpresës, të besimit dhe të fitores dhe të dëgjoj nga Devolli në Durrës, nga Saranda në Tropojë këngën e fitores për çdo shqiptar” u tha Basha të pranishmëve të shumtë.

Në vijim Basha tregoi planin e qeverisë së ardhshme. “Ne jemi njerëzit e rrugës së kombit, ne jemi njerëzit e tunelit të Elbasanit. Ju jap fjalën, ne do ta bëjmë urën realitet brenda dy viteve të para dhe Selenica nuk do të jetë më një ishull i izoluar por një qendër e fuqishme që lidh bashkë krahinat më krenare të jugut, Mallakastrën, Vlorën, gjithë këto fshatra të bukura me prodhime të jashtëzakonshme.

Dhe po kështu këtë rrugë që zgjati 5 herë më shumë seç duhet të zgjaste, të premtuar dhe të stërpremtuar, dhe po kështu lotët e premtuara përsëri tani pas 8 viteve nga njeriu që bredh me 3D nën sqetull, me thesin e renave në shpinë, në 25 Prill Selenica ndahet nga 8 vite dështim.

Selenica do të votojë ndryshimin, do të votojë numrin 9. Për infrastrukturën, për fermerët, për subvencionet, për lotin e 4 dhe urën dhe mbi të gjitha për dinjitetin, për prindërit tanë, për rininë e mrekullueshme të Selenicës.

Basha tha se janë tri ditë vendimtare në të cilat nuk është fati i partive politike, por është fati i çdo familje, i çdo familje shqiptare, i çdo prindi shqiptar, i nënave shqiptare, i bijave dhe bijve tanë, i fëmijëve të këtij vendi./noa/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme