Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka mbajtur fjalën e saj në dhurimin e pajisjeve për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit me vlerë mbi 100 mijë dollarë.
Kim thotë se krimi në këto kohë është ndërkufitar, dhe organet ligjzbatuese nga ana tjetër duhet të punojnë fort apo të përshtatemi.
Nga ana tjetër ajo ka shprehur mbështetjen e SHBA për Shqipërinë, teksa theksoi se shqiptarët flasin për kostot e korrupsionit dhe krimit të organizuar kryesisht.
”Faleminderit për këtë mundësi që të ndaj disa ide të rëndësishme. Demokracia, mbrojtja dhe biznesi janë parësore për SHBA në Shqipëri.
Dhurimi i këtyre armëve moderne me vlerë afro 170 mijë dollarë, synon ndalimin e trafiqeve të paligjshme, dhe e bëjnë se pse dëshirojmë që Shqipëria të jetë, mëe e siguritë, në interes të aleatëve.
Kur flasin shqiptarët janë kostot e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka organizata që kanë filluar veprimet. SPAK ka nisur me veprimet. Kjo do ishte e pamundur pa bashkëpunimin e Policisë dhe SHBA.
Shpresojmë që përpjekjet të bëhen më efikase. Në kohët në të cilën jetojmë krimi zakonisht është ndërkufitar, ndërkombëtar. Duhet të themi se angazhimi i një pjesë është e rëndësishme, që të gjitha agjencitë ligjzbatuese duhet të bashkëpunojnë së bashku.
Trafiqet, terrorizmi, krimi i orngaizuar kanë një nyje të përbashkët, drejtohen nga aktorë keqdashës, të pamëshirshëm. Prandaj dhe ne duhet të përshtatemi. Organet ligjzbatuese duhet të punojnë kundër formave të krimit. Duhet të çojmë para sundimin e ligjit. Jam e kënaqur që mund ta bëjmë me Shqipërinë. SHBA do t’iu mbëshesin, jemi partnerët tuaj.”- tha Kim./balkanweb
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...