Spitali i Sarandës dhe ai i Delvinës janë pajisur sot me pajisje mjekësore, për të përballuar më mirë volumin e punës.
Me dorëzimin e 60 kutive shtesë me ndihma mjekësore, spitali i Sarandës i shërben edhe 5 bashkive, Delvinë, Finiq, Konispol, Himarë dhe natyrisht Sarandë.
Ndërsa spitali i Delvinës u pajis me shtretër spitalor, komodina, dyshekë dhe krevate vizitash, për të përmirësuar kushtet e shërbimit për qytetarët e Delvinës dhe Vergoit.
Detajet për ndihmat spitalore nga Swiss Foundation for Innovation i ka ndarë deputeti socialist Alket Hyseni në Facebook.
Statusi në facebook
Me mbështetje të miqve zviceran të Swiss Foundation for Innovation, dorëzuam sot në Spitalin? e Sarandës mbi 60 kuti me pajisje mjekësore, veshje dhe mbulesa kirurgjikale, garza, fasho etj.
Ky spital, në përmasat, volumet e punës dhe funksionet është tashmë një institucion rajonal i kompletuar me staf të mrekullueshëm dhe pajisje moderne, duke i shërbyer 5 bashkive, Delvinë, Finiq, Konispol, Himarë dhe natyrisht Sarandë.
Do të jemi përherë në krahë të mjekve?⚕️ dhe infermierëve?⚕️ të palodhur, heronjve tanë në ballë të frontit të luftës kundër pandemisë? dhe në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të qytetarëve??
Spitalit? të Delvinës ju dorëzuan sot pajisje spitalore dhuratë nga Swiss Foundation for Innovation. Shtretër spitalor, komodina, dyshekë dhe krevate vizitash, për të përmirësuar kushtet e shërbimit për qytetarët e Delvinës dhe Vergoit.
Mirënjohje Z. Kristian Vogel dhe donatorëve zviceran që na gjenden pranë në përmirësimin e standarteve të shërbimit tonë spitalor dhe ambulator!/TCh/
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...