Kryeministri Edi Rama, ka folur ditën e sotme për protestën që ndodhi ditën e shtunë, kundër taksës për rrugën e Kombit.
Ai tha se ka kërkuar ndjesë lidhur me mosshpjegimin që qeveria dhe ai vetë nuk kanë bërë lidhur me taksën që dot ë vendoset për këtë rrugë.
Po ashtu, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nuk do të fillojë pagesa për rrugën e Kombit, pa arritur një marrëveshje me banorët e Kukësit.
Kryeministri, duke mos hezituar se protesta e tyre ishte legjitime, tha se ata po përdoren nga opozita.
“Nuk do të fusim pagesën nëse nuk sqarojmë asnjë banorë dhe dëerisa që të jemi të qartë me atë që do bëjmë.”, -tha Rama.
“Shpjegim me durim të çështjes që ka krijuar pakënaqësi legjitime të banorëve të Kukësit dhe ajo çfarë duhet përsëritet nga ana ime dhe e qeverisë është vetëdija për përgjegjësinë time dhe tonë për pamjaftueshmërinë dhe sqarimeve lidhur me këtë çështje.
Nuk kemi bërë sa duhet, jo se kemi qenë indiferent, apo se e kemi lënë me vetëdije dhe harresë impaktin negativ që me të drejtë ka shkaktuar pakënaqësi kështu siç është paraqitur, por thjesht se nuk kemi pasur intuitën e duhur për të kuptuar para sesa të vendosja sistemi i pagesë.
Pse nuk e kemi bërë dhe pse kemi përgjegjësi? Unë i pari dhe qeveria si i tërë. U kam kërkuar ndjesë publike banorëve të zonën dhe do t’jua kërkoj sa herë është nevoja. Jemi nisur nga eksperienca ndërkombëtare dhe nuk e kemi ditur se çfarë do të sillte një veprimi i tillë.”, tha Rama duke folur në Kuvend. /GazetaExpress/
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës ...
Çitaku nesër mban konferencë për media
“Është zbehur festimi i festave kombëtare”-Historiani përmen...