Pak ditë para rifillimit të kalimit me pagesë në Rrugën e Kombit, drejtuesit e këshillit bashkiak të Kukësit thonë se kjo çështje nuk do jetë më pjesë e diskutimit në këshill pasi ajo u zgjidh me marrëveshjen me qeverinë.
Negociatat për vendosjen e një tarife të reduktuar për banorët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës, nisën pas protestës së dhunshme në pikën e pagesës në muajin mars ku u shkatërruan sportelet pak ditë pasi nisën të funksiononin për mbledhjen e taksës prej 5 euro.
Kalimi me pagese do nise te hënën. Banorët e Kukësit do të paguajnë 100 lekë për një drejtim, me të varfrit nuk do paguajnë, ndërsa për udhëtarët e tjerë tarifa do të jetë e njëjta 5 euro apo 660 leke./TCH
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë