Enti Rregullator i Energjisë Elektrike dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të miratojnë në fund të këtij viti kontratën e re dhe mënyrën e re të faturimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë.
Parlamenti i ka lënë si detyrë për vitin 2018, ERE-s dhe OSHEE-së që të nisin procedurat për të mundësuar mënyrën e re të faturimit. Tashmë, konsumatori familjar do të ketë lexim të sahateve të tij një herë në tre muaj ose një herë në 6 muaj. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë, në kontratën e re, do t’u lërë si mundësi qytetarëve të zgjedhin nëse duan të faturohen sipas modelit të ri ose me faturimin aktual.
Pra, për secilin familjar do të krijohet një historik i konsumit të energjisë dhe në bazë të tyre ata do të paguajnë një shumë fikse energjie çdo muaj. Në muajin e tretë kur do të bëhet matja e energjisë së harxhuar, në rast se familjari ka konsumuar më pak, atëherë OSHEE do t’ia rimbursojë këtë shumë në faturën e muajve të tjerë. Modeli i ri i faturimit është vendosur në rezolutën e miratuar nga Parlamenti për vitin 2018.
“Të nxisë OSHEEnë për vënien sa më shpejt në punë të sistemit të ri të faturimit, i cili lehtëson në mënyrë të ndjeshme matjen e energjisë dhe krijon mundësi dhe opsione të reja të nevojshme, duke përshirë edhe matjen periodike disamujore. si dhe përfshirjen në kontratën tip për vitin 2019 të kësaj mënyre matjeje”, thekson rezoluta e miratuar në Kuvend.
FORMULA
Deputeti i PS-së, Ilir Beqaj, ka sqaruar mënyrën e re të faturimit dhe çfarë benefitesh do të sjellë ajo për menaxhimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. “OSHE po punon për sistemin e ri të faturimit. Është një sistem modern dhe besoj se në mes të vitit do të vihet në funksionim.
Nuk ka nevojë të lexojmë sahatet çdo muaj. Sahati mund të lexohet një herë në tre muaj apo një herë në 6 muaj, praktikë e rëndomtë edhe në vendet europiane, të paktën prej disa dekadash. Bie dakord pasi krijon një histori 12 mujore për konsumin muaj për muaj. Bie dakord me konsumatorin dhe thua që për 2-3 muajt e dimrit konsumi mesatar është X lekë, fatura është kaq, dhe ti, një herë në tre muaj, bën lexim dhe bën modifikimet e nevojshme nëse ka pasur shmangie më shumë apo më pak nga faturimi”, tha deputeti i PS-së
Më këtë nismë, sipas Ilir Beqes, do të shkurtohet ndjeshëm numri i punonjësve të OSHEE-së, që merren me matjet e sahateve. “Kjo do të bëjë që minimalisht për vetë ndërmarrjen, trupa lexuese të shkurtohet me dy-tri herë. Vetë konsumatori familjar e di vetë se ka një shumë fikse sa e ka faturën mujore, ndërkohë që për raste të veçanta kur dikush do të largohet apo i duhet një ndryshim esencial në konsumin mujor për më shumë apo për më pak, në vendet e Europës, shkohet dhe negocion me kompaninë dhe kalohet në një regjim tjetër.
A do të jetë 3 muaj apo 6 muaj, kjo varet sa do vendosë ERE me OSHEE-në, por minimalisht që kjo të ndodhë duhet që kur ERE t’i miratojë OSBEE-së kontratën tip për familjarët për vitin 2019, t’ia lexojë dhe këtë opsion si mundësi faturimi”, ka thënë Ilir Beqaj./panorama
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...