Skandali me publikimin e pagave të mbi 630 mijë qytetarëve nxori në pah dobësitë e autoriteteve në ruajtjen e të dhënave, por edhe nivelin e lartë të informalitetit në ekonomi.
E këtij mendimi është ish-zv/drejtorja e përgjithshme e Tatimeve Elisabeta Katiaj, sipas të cilës evazionin e dëshmojnë pagat e ulëta të deklaruara, teksa evidenton ndër të tjera edhe pabarazinë e lartë më të ardhura mes individëve.
“Duket qartë që ka munguar një kontroll me strategji dhe me analizë të riskut të sektorit te biznesi nga institucionet mbikëqyrëse zyra punës apo tatimet. “Sot ne njohim mesatare për sektor, për pozicion pune dhe profesion. Në këto kushte biznesi mund të marrë parametra në rritje të deklarimit dhe të formalizimit të vet për t’iu shmangur indikatorëve të riskut”, Elisabeta Katiaj.
Veç të tjerash sipas Katiaj, rrjedhja e kësaj databaze tregon edhe për një mungesë të karrierës së profesionit, duke dëshmuar për një disbalancë të madhe mes nivelit të pagës dhe pozicionit të punës.
“Kemi të bëjmë me një sistem pagash që nuk korrelon me profesionin, me nivelin e ndërmarrjeve dhe as me faktorë të tjerë të ndryshëm si kategoritë e të vetëpunësuarit, kryefamiljarit. Janë të dhënat që i mungojnë sektorit privat. Statistikat mbi pagat janë të mangëta, mesataret e sektorit, mesataret për moshë, mesatare të rritjes së ritmit në karrierë janë të dhëna që sektori privat duhet t’i njohë”, Elisabeta Katiaj.
Skandali me pagat ka shqetësuar edhe bizneset e huaja që operojnë në vend shpjegon Katiaj, ndaj apelon për masa urgjente pasi përdorimi i tyre nga individë të paautorizuar mund të sjellë dëme të mëdha për qytetarët dhe bizneset./tch/
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...