Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri regjistroi një rritje vjetore prej 8.4 për qind në tremujorin e katërt të vitit 2021, duke shkuar në 59,565 lekë [475 euro], sipas të dhënave të institutit të statistikave, INSTAT.
Kujtojmë se paga bruto u rrit me 6.9% në tremujorin e mëparshëm.
Paga mesatare bruto në sektorin publik arriti në 70,531 lekë [563 euro], ndërsa në atë privat 54,482 lekë [435 euro], thuhet në raportin e INSTAT.
Në periudhën tetor-dhjetor, paga mesatare më e madhe, 122,106 lekë [975 euro], është dhënë në sektorin financiar dhe të sigurimeve, e ndjekur nga sektori i informacionit dhe komunikimit me 90,707 lekë [724 euro].
Paga më e ulët prej 35,881 lekësh [286 euro] është shënuar në bujqësi, pylltari dhe peshkim, e ndjekur nga sektori i ndërtimit me 44,949 lekë [359 euro].
Paga minimale mujore bruto në Shqipëri është 30,000 lekë [240 euro].
Në anën tjetër, tregu i pagave në Shqipëri karakterizohet nga një informalitet i konsiderueshëm. Shumë kompani nuk deklarojnë pagat reale ose nuk deklarojnë paga fare për të evituar taksat./arbresh.info/
Kurti: Kosova do të vazhdoj të qeveriset me vlerat e drejtës...
LDK-ja prezanton sot programin për shëndetësinë
Izraeli shënjestron jugun e Libanit, vret tre ushtarë
Shoqata “Bereqeti” hap dyert në Lipjan, Tërnava:...
Rusia mohon të jetë e përfshirë në dëmtimin e kabllove në De...
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...