Ende nuk janë bërë dy muaj qëkur Arta Marku ka marrë postin e përkohshëm të drejtueses së prokurorisë së përgjithshme të vendit, e vetëm sot ka ardhur një padi penale në drejtim të saj.
Arta Marku është paditur nga Rovena Gashi, pas vendimit të Prokurores së Përkohshme për të larguar prokuroren Gashi nga posti i drejtoreshës së marrëdhënieve juridiksionale me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.
Padia e Gashit i është drejtuar Gjykatës Administrative, pasi prokurorja pretendon se lirimi i saj nga detyra është i paligjshëm.
Marku e shkarkoi nga detyra Rovena Gashin për ta zëvendësuar me Arqile Koçin, njëri ndër garuesit për të qenë Prokuror i Përkohshëm i vendit. Gashi u dërgua si prokurore pranë sektorit të dekriminalizimit./Gazeta Express
Pacolli i reagon Kurtit për deklaratat e tij Pejë: Është e l...
Associated Press: Hamasi pranon një marrëveshje për armëpush...
Nesër gjysmëfinalet e para të Kupës, vëmendja në kryeqytet
Ndërpritet dëshmia e Sokol Dobrunës shkaku i vështirësive me...
Haradinaj pret në takim ambasadorin britanik, diskutojnë për...
Murati: Qeveria Kurti është qeveria e vetme që ka mbështetur...