Pacolli: Konferenca e Donatorëve për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit ka kaluar çdo pritshmëri

12:05 | 18 Shkurt 2020
Arbresh.info

Deputeti nga radhët e AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se Konferenca e Donatorëve për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit ka kaluar çdo pritshmëri.

“Konferenca e Donatorëve për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit ka kaluar çdo pritshmëri. Në total janë mbledhur mbi 1.15 miliardë euro që do t’i vijnë në ndihmë Shqipërisë. Uroj që puna të fillon sa më parë dhe mjetët në vendin e duhur. Kosova me mundësitë e saj dhuroi po ashtu”, ka shkruar Pacolli.

Ai ka përgëzuar poashtu Ministrin e Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj për për përgatitjen e kësaj konference e cila siç shkruan Pacolli ka rezultuar shumë efektive.

Postimi i plotë:

Lajme të bukura nga Brukseli.
Konferenca e Donatorëve për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit ka kaluar çdo pritshmëri. Në total janë mbledhur mbi 1.15 miliardë euro që do t’i vijnë në ndihmë Shqipërisë. Uroj që puna të fillon sa më parë dhe mjetët në vendin e duhur. Kosova me mundësitë e saj dhuroi po ashtu
200 000 euro.
Përgezoj qeverinë shqiptare, në veçanti Ministrin e Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, për punën e palodhshme për përgatitjen e kësaj konference e cila ka rezultuar shumë efektive./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme