Një grua u ngjit në katin e pestë të godinës së Partisë Demokratike në qytetin e Fierit dhe kërcënoi se do të hidhej nga aty. Ngjarja ndodhi në orët e vona të ditës së martë.
47-vjeçarja Lindita Maloku hipi në tabelën ku shkruhet “Partia Demokratike” dhe kërkoi që të takonte kryebashkiakun e qytetit, Armando Subashin.
Kjo nuk është hera e parë që Lindita Maloku bën diçka të tillë. Edhe më 1 qershor gruaja kërcënonte se do të hidhej po nga selia e PD-së. Lindita Maloku, e divorcuar më shumë se 2 vite më parë, ka humbur jo vetëm fëmijët nga divorci, por edhe një strehë ku të fusë kokën. 47-vjeçarja kërkon punë dhe shtëpi./Top Channel
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...