Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare forcat politike do të garojnë pa koalicione parazgjedhore.
Por, kush humb dhe kush fiton nga ndryshimet e reja Kushtetuese?
Në vlerësimin e ekspertit zgjedhor Kristaq Kume forcat e mëdha përfitojnë, ndërsa votat e partive të vogla zerohen nëse ato nuk kalojnë pragun e duhur për shpërndarjen e mandateve.
“Është njësoj sikur nuk ke garuar fare, nuk ke marrë pjese në zgjedhje, por ki parasysh faktin se pragu kombëtar që duhet të kalojë subjekti zgjedhor afekton partitë politike, të cilat detyrohen të mos garojnë në koalicion në rastin kur pragu natyral, pra pragu në njësinë zgjedhore përkatëse është afër këtij pragu kombëtar.
Kështu përshembull nëse pragu për të marrë një deputet në një njësi zgjedhore është 3 % dhe pragu kombëtar vendoset më shumë sesa 3% subjekti zgjedhor i merr votat për të marrë një mandat, por nuk futet në llogaritje për ndarjen e mandateve për sa kohe nuk ka realizuar 3 % në nivel vendi”, thotë Kristaq Kume.
Në vlerësimin e ekspertit zgjedhor nëse Gjykata Kushtetuese do të ishte funksionale më shumë gjasë ndalimi i koalicioneve parazgjedhore nuk do ishte lejuar.
“ Një zgjidhje e tille do kishte shanse për tu konsideruar jo-kushtetuese për sa kohë ne jemi anëtar të konventave ndërkombëtare siç është konventa për të drejtat e njeriut që parashikon të drejtën për tu organizuar në grupime politike gjë që kjo e ndalon, thotë ai më tej.
Kristaq Kume përshëndet vendimin e legjislatorit për listat, pasi sipas tij kushtetuta rrit shanset për një performancë më të mirë të sistemit aktual zgjedhor./TCH
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...