Bashkia Lezhë i bën thirrje OSHEE të ndërhyjë me të gjitha kapacitetet për rregullimin e defekteve në linjën 10 mijë kë në zonën Dajç-Dragushë si edhe në linjat brendshme të furnizimit me energji elektrike, që kanë sjellë si pasojë ndërprerjen e energjisë në pjesën më të madhe në Lezhë, Ishull Shëngjin, Ishull Lezhë, Kolsh, Shënkoll, Zejmen, Balldre, Dajç, Blinisht, Kallmet dhe Ungrej.
Kjo situatë, ka sjellë probleme e vështirësi në jetesën e banorëve të Lezhës, në veçanti në furnizimin me ujë të pijshëm dhe në trajtimin me ushqim të bagëtive në zonat rurale.
Ndërhyrja nga OSHEE në sistemin e furnizimit me energji elektrike duhet të jetë urgjente dhe korrekte pasi banorët e Lezhës janë pagues të rregullt.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...