Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) është kthyer tërësisht në duart e qeverisë shqiptare, pasi i është paguar edhe kësti i fundit kompanisë çeke, CEZ Group, duke likuiduar në total shumën prej 95 milionë eurosh, për të cilën ishte rënë dakord mes dy palëve.
CEZ group bleu 76% të aksioneve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë në vitin 2008 për 103 milionë euro, por, pasi nuk plotësoi objektivat dhe humbjet e energjisë iu afruan nivelit prej 50%, Enti Rregullator i Energjisë në fillim të vitit 2013 mori vendimin për heqjen e licencës së kompanisë çeke CEZ.
Pas shumë negociatash, në qershor të vitit 2014, qeveria e Shqipërisë dhe ajo Çeke arritën një marrëveshje për zgjidhjen e konfliktit, lindur në janar 2013.
Kjo marrëveshje kishte tre pika:
Së pari, transferimin e menjëhershëm të aksioneve në favor të shtetit shqiptar, 76% që zotëroheshin nga CEZ, duke i dhënë shtetit shqiptar pronësi të plotë të shoqërisë.
Së dyti, pala çeke hiqte dorë nga kërkimi i vlerës prej 103 milionë eurosh, të paguar për blerjen e aksioneve në vitin 2009 si dhe nga çdo pretendim tjetër financiar që lidhet me vlerën e blerjes dhe investimeve fillestare.
Së treti, shoqëria e re e shpërndarjes e energjisë, pra shoqëria e re që mori aksionet nga pala çeke e kontrolluar nga shteti, merrte përsipër t’i paguajë palës çeke një vlerë prej 87.1 milionë eurosh. Kjo vlerë ra dakord të paguhej me këste deri në vitin 2018, me një vlerë të përgjithshme interesi 7.9 milionë eurosh mbi principalin e rënë dakord. Ky principal përfaqëson kreditë e marra dhe shumat e faturuara dhe të kërkueshme në çdo kohë nga CEZ s.a.
Përmirësimi i aktivitetit të kompanisë
Pas marrjes së kontrollit nga qeveria, performanca e operatorit të shpërndarjes së energjisë u përmirësua ndjeshëm. Të dhënat e fundit të publikuara nga OSHEE bënë të ditur se treguesi kryesor, niveli i humbjeve në rrjet, periudha janar-qershor 2018, ka shënuar nivelin e 25.4 nga 28.6% që ishte në 2017, për të njëjtën periudhë, ndërkohë para nisjes së reformës, niveli i humbjeve ishte 45.3%.
Në muajin qershor 2018, OSHEE arriti të zbrisë nivelin e humbjeve në nivelin 20.8%, tregues ky optimist për realizimin e objektivave të vendosura nga qeveria dhe partnerët e huaj.
Elton Sevrani, Drejtor i Divizionit Tregtar, deklaron se, humbjet e energjisë janë ulur në raport me 6-Mujorin e parë 2017 me 3.2%. “Investimet përgjatë 2016-2018), administrimi i kompanisë si dhe angazhimi i punonjësve të OSHEE kanë rezultuar të suksesshme duke ulur nivelin e humbjeve dhe rritur të ardhurat. Pa harruar punën e vazhdueshme me kontrollet në terren, për matjen dhe reduktimin e vjedhjes së energjisë, projektet dhe planet e ndryshme të veprimit, të cilat kanë dhënë kontribut pozitiv në reduktimin e nivelit të humbjeve teknike dhe jo-teknike”, analizon Sevrani.
Në lidhje me arkëtimet, totali si 6-mujor i parë 2018 arriti në 33.4 miliardë lekë, ose 1.5 miliardë më tepër se ne 2017, pra me rritje 4.7%.
Normës së Arkëtimit ndaj faturës pararendëse, e cila në 6-mujorin 2018 arriti 101.2% (për disa vite ka qenë rreth 70%), me rritje në masën 2.8% në raport me 6-mujorin 2017 /Monitor
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...