Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatovi? dënoi të mërkurën sulmin ndaj gazetarit Elvi Fundo në Shqipëri.
Fundo, drejtor i portalit të lajmeve Citynews.al dhe i “Radio Best”, u dhunua nga persona të paidentifikuar, pranë stacionit të trenit në Tiranë. Si pasojë, gazetari u shtrua në spital.
“Kam besim se autoritetet do ta hetojnë me shpejtësi sulmin dhe do t’i vendosin përgjegjësit përpara drejtësisë”, tha Mijatovi?.
Përfaqësuesja përshëndeti dënimin e sulmit nga ana e kryeministrit Edi Rama, Unionit të Gazetarëve Shqiptarë dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe tha se ishte në dijeni për nisjen e hetimeve.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare