Google ADS

“Oriku” i ushtrisë shqiptare shpëton pesë persona në detin Egje

21:57 | 1 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Ekuipazhi i Forcës Detare shqiptare shpëton nga mbytja 5 shtetas në detin Egje.

“Oriku” dhe ekuipazhi i saj shpëtuan jetët e para në detin Egje që nga dislokimi atje rreth 3 javë më parë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Oriku dhe ekuipazhi i saj shpëtuan jetët e para në detin Egje që nga dislokimi atje rreth 3 javë më parë.

Detarët tanë shpëtuan 2 gra dhe 3 burra me shtetësi iraniane dhe ia dorëzuan kolegëve të tyre të Rojës Bregdetare turke. Krenari për FA. Faleminderit për shërbimin”, shkruan Xhaçka./ java news/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme