Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, kapet pronari në Velipojë

15:34 | 22 Tetor 2020
M. A.

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një person i cili akuzohet për ushtrim të lojërave të fatit në mënyrë të kundërligjshme.

Në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi A. P. 32 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Velipojë, Shkodër.

Sipas uniformave blu bëhet me dije se gajtë këtij operacioni është bërë i mundur sekuestrimi i 5 makinetave, një tavoline pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.

Njoftimi i plotë:

Kontrolle të vazhdueshme për evidentimin e rasteve të ushtrimit të lojërave të fatit në mënyrë të kundërligjshme.

Kontrollet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Velipojë, bazuar edhe mbi raportimet e ardhura nga qytetarët në aplikacion Komisariati Dixhital.

Evidentohet ushtrimi i aktivitetit të lotarive të palejuara në një lokal, arrestohet në flagrancë pronari i lokalit.

Sekuestrohen 5 makineta, një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në vijim të goditjeve të vazhdueshme ndaj organizmit të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, bazuar dhe në raportimet e ardhura nga qytetarët në Komisariatin Dixhital, për një lokal në të cilin ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, kanë ushtruar kontroll në lokalin e shtetasit A. P., në fshatin Gomsiqe e Re, Velipojë, Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 makineta, një tavolinë, çipsa dhe letra bixhozi që shërbejnë për ushtrimin e lojërave të fatit.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi A. P. 32 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Velipojë, Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara”dhe “Fshehja e të ardhurave”./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme