Google ADS

“Orët në vijim moti do të shkojë deri në minus 8 gradë celcius, kini kujdes!”

22:02 | 25 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kukësi u përfshi nga reshjet e dëborës, stuhi dhe ulje të menjëhershme të temperaturave që në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Kjo solli vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe shkak janë bërë ngricat. Rruga e Kombit është e hapur ndonëse ka në të prezencë të borës dhe te ngricave.

Temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe në qarkun e Dibrës për shkak të reshjeve edhe të borës janë shfaqur probleme. Trashësia e bores ne zonat e thella ka arritur mbi 35 cm. Probleme në rrugët kombëtare të Bulqizës dhe ato rurale. Rruga nacionale Kukës- Peshkopi kalohet me vështirësi.

Orët e pasdites reshjet e dëborës përfshinë edhe qarkun e Korçës, ndërsa në dardhë trashësia e kalon 20 centimetra. 24 orët e ardhshme pritet që të jenë me problematikë, ndërsa kërkohet që mjetet të jenë të pajisura me zinxhirë.

Por moti nisi të përkeqësohet që pasditen e së dielës dhe i ftohti Siberian ndihet në gjithë vendin.

“Për orët në vazhdim do të vijojë rënia termike në të gjithë territorin, kjo më e ndjeshme në zonat veriore dhe qendrore, duke bërë që të kemi në orët e para të së hënës temperatura ekstremisht të ulëta në veri dhe verilindje, deri në -8 gradë celsius”, thotë Tanja Porja, meterologe, MeteoAlb.

Pothuajse 90 % e territorit të vendit do të përfshihet nga reshjet e dëborës duke nisur nga mesnata e së dielës ,ku flokët e dëborës nuk do të kursejnë as qytetin e Tiranës.

“Priten reshje të konsiderueshme dëbore, ndërsa në ultësirën perëndimore do të ketë reshje shiu. Reshje dëbore do të ketë edhe në kryeqytet”, thotë meteorologia.

Meteorologët parashikojnë që i ftohti siberian të vazhojë deri ditën e enjte, ku temperaturat do të zbresin në ekstremin verior deri në -12 gradë celsius. Ndërsa pjesa jugore do ta ndiejë më pak atë. Temperaturat do të nisin të ngrihen dhe të jenë në ditën e premte./topchannel/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme