Komiteti i Ekspertëve në Shqipëri vendosi dje që duke filluar nga data 1 qershor ora policore shtyhet në 23:00, ndërsa muzika do të lejohet deri në 22:00, por klubet e natës dhe diskot do të vijojnë të mbeten të mbyllura.
Ndërkohë që qeveria në një akt normativ të miratuar në datë 26 maj dhe të botuar dje në Fletoren zyrtare ka lënë një hapësirë lidhur me muzikën.
Në aktin normativ theksohet se do të jetë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ai që do të vendosë për lejimin ose ndalimin e orarit të muzikës.
“Në nenin 3, të aktit normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon: a) Në pikën 7/2, fjalia “Në çdo mjedis shërbimi ndalohet muzika pas orës 22:00.”zëvendësohet me “Orari i ndalimit të muzikës në mjediset e shërbimit përcaktohet rast pas rasti me urdhër të ministrit të Brendshëm, pas rekomandimit të Komitetit të Përkohshëm për Infeksionine Përhapur nga Corona Virus” thuhet në aktin normativ.
Gjithashtu është miratuar edhe një ndryshim për penalitetin për drejtuesit e mjeteve që shkelnin orën policore, nga 3 vjet të heqjes së patentës nëse kapeshe në shkelje, dënimi do të jetë me gjobë dhe pezullim të lejes së drejtimit për 30 ditë, njofton ABC News Albania.
“Në pikën 11, fjalët“… dënohen me heqje të lejes së drejtimit për një periudhë trevjeçare dhe me bllokim të mjetit.”zëvendësohen me “… dënohen me masë administrative me pezullimin e lejes së drejtimit për 30 (tridhjetë) ditë dhe me masën administrative plotësuese të bllokimit të mjetit për një periudhë prej 30 (tridhjetë) ditësh”. Me nisjen e sezonit turistik dhe uljen e rasteve të infektimeve dhe fataliteteve, Shqipëria liroi masat kundër koronavirusit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...