Google ADS

Ora policore hiqet edhe në Shqipëri

12:14 | 2 Mars 2022
A Z

Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri ka bërë të ditur rishikimin e masave për parandalimin e pandemisë Covid-19.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, njoftoi vendimet e Komitetit të Ekspertëve, ku tregoi se duke pasur parasysh situatën epidemiologjike në vend është vendosur që të hiqet ora policore.

“Kuptohet që tashmë kemi një situatë më të favorshme se ajo që kemi pasur edhe një javë përpara. Niveli i masave vazhdon të mbetet i tillë. Ata që janë të infektuar me Sars Cov 2 do qëndrojnë të izoluar për 5 ditë, jo 10 ditë siç ishte më përpara. Vaksinimi si e theksoi edhe profesoresha, është e këshillueshme që të vazhdojë nga mosha 12-vjeç për të gjithë fëmijët. Për qytetarët mbetet në fuqi paraqitja e pasaportës së vaksinimit dhe testi PCR, për ata që nuk i kanë këto dokumente vazhdon të mbetet në fuqi izolimi. Nga ky rregull bëjnë përjashtim fëmijët deri në 6-vjeç. Vazhdon të mbetet në fuqi rekomandimi për mbajtjen e maskës në ambientet e mbyllura. Mbetet në fuqi edhe masat për ndalimin e grumbullimeve në ambiente të mbyllura dhe të hapura deri në masën 30 për qind të kapacitetit. Mbetet në fuqi masa për marrjen pjesë të 50 personave në këto aktivitete. Sa i përket orës policore, mendohet të mos jetë më. Hiqet ora policore. Ndryshimi i këtyre masave do shkojnë në përputhje me situatën epidemiologjike. Masat e reja do të hyjnë në fuqi në datën 3 Mars“, tha Rakacolli, njofton tvklan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme