Google ADS

Opozita shqiptare shtrinë protestën jashtë kufijve

14:27 | 10 Mars 2019
Arbresh.info

Protestat e opozitës në Shqipëri kundër qeverisë së Edi Ramës janë shtrirë edhe përtej kufirit të Shqipërisë. Partia Demokratike ka nxjerrë emigrantët në protestë para ambasadës shqiptarë në Athinë.

Me pankartat në duar “Nuk na turpëron Shqipëria, por na turpëron qeveria” emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë më Greqi kërkuan largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë.

Më fjalimet e mbajtura para ambasadës, protestuesit kërkuan largimin e qeverisë së Edi Ramës për t’i hapur rrugë zgjidhjes politike në vend. Protestuesit para Ambasadës shqiptare në Athinë u bënë thirrje bashkatdhetarëve të tyre të shkojnë në Tiranë në 16 mars për t’u bashkuar me opozitën në protestë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme