Opozita mbajti sot protestën e 22-të para bashkisë së Tiranës ku kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas skandalit korruptiv me dosjen “5D”.
Për demokratët nuk ka tërheqje derisa çdo zyrtar i Bashkisë së Tiranës që ka shpërdorur detyrën apo ka vjedhur fondet dhe paratë e qytetarëve duhet të përballet me drejtësinë.
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi tha se kryebashkiaku i Tiranës dhe zyrtarët në varësi të tij po bëjnë çfarë është e mundur për të shuar protestën, por i paralajmëroi se nuk do t’ia dalin.
“Në këtë vend nuk ka drejtësi, edhe pse ka pasur një besim të qytetarëve kur u ngrit SPAK, çfarë kanë parë këto ditë? Një institucion plotësisht të kapur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj. SPAK, që ne prisnim të bënte drejtësinë në këtë vend, nuk i përmend as emrin Erion Veliajt. Në këtë godinë strehohet një bandë, një grup i strukturuar kriminal”, u shpreh ai.
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti tha se një grusht rilindas që e kanë marrë peng institucionin prej 9 vitesh vazhdojnë ta përkeqësojnë jetesën në Tiranë dhe nuk preken nga drejtësia.
“Ne nuk do t’i falim asnjë qindarkë, asnjë abuzim, asnjë shkelje. Ne gjyqin popullor do t’ia bëjmë një më një dhe do të vazhdojmë t’ia bëjmë derisa ata të largohen nga zyrat e tyre. Tirana ka një buxhet të konsiderueshëm. Një milion euro në vit menaxhon ky qytet, kjo bashki. Po a ka shërbime më të mira, infrastrukturë më të mirë, shërbime publike më të mira?! Jo! Përkundrazi! A ka një transport më të mirë urban?! A keni më shumë ujë në çezmat tuaja? Jo! Përkundrazi! A keni ndonjë ajër më të shëndetshëm për të thithur? A është ky një qytet i jetueshëm? Jo! Ashtu siç e tha edhe raporti ndërkombëtar i NUMBEO-s, katër javë më parë, Tirana është qyteti me cilësinë më të ulët të jetesës në Ballkan dhe në Europë!”
Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi e cilësoi bashkinë e Tiranës si një “bankomat të zuzarëve”.
“330 mln euro është buxheti i bashkisë, ose 1 mln euro në ditë ka buxhet ky institucion për të shpenzuar për këtë qytet, për të dhënë më shumë shërbime, për të garantuar ujë të pijshëm, shkolla, rrugë të mira, dhe çdo shërbim përfshirë edhe ato pak lulishte që për fat të keq janë kthyer në sheshe ndërtimi për kullat e drogës. I vetmi shërbim që për 3 mandate në krye të kësaj bashkie ka garantuar Erion Veliaj është pikërisht avancimi i aferës së plehrave. Është i vetmi shërbim që vazhdon pa asnjë pengesë, as nga drejtësia, që ende nuk vazhdon të ndërpresë pagesat për një shërbim që nuk kryhet.”/a2cnn
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...