Protesta e opozitës, në orën 11:00 para bashkisë së kryeqytetit do të sjellë edhe bllokimin të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin kryesor.
Si shkak edhe incidenteve të ndodhura në protestat e mëparshme, Drejtoria Vendore e Policisë Tirane njofton se, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.
Duke nisur prej orës 09:30 e deri në përfundim, bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve ka, në bulevardin kryesor pranë bashkisë së Tiranës.
Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Protestat e opozitës vijojnë prej muajsh, ku dhe kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut, Erion Veliaj, kjo edhe pas publikimit të dosjes “5D” që çoi në pranga disa drejtore të bashkisë së kryeqytetit./rtsh
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë