Përfaqësuesit e opozitës protestojnë ditën e sotme para Bashkisë së Tiranës. Gjatë tubimit, protestuesit kanë djegur goma automjetesh. Në këto momente, policia ka ndërhyrë për të fikur zjarrin, por pa sukses pasi protestuesit kanë vijuar djegien e gomave. Gjithashtu janë hedhur herë pas here vezë në drejtim të godinës së Bashkisë Tiranë.
Të martën e shkuar, protestuesit nuk u përplasën me forcat e policisë dhe nuk hoqën gardhin metalik si në protestat e shkuara, por shtuan hedhjen e molotovëve. Në këtë protestë jo vetëm jeta e policëve, por molotovët vunë në rrezik jetët e gazetarëve, operatorëve dhe qytetarëve të tjerë.
Herët e kaluara, protestuesit hodhën sende dhe ushqime në fasadën e bashkisë, si dhe kanë përdorur molotov dhe flakadanë.
Protestat e përjavshme të opozitës para bashkisë nisën pas arrestimeve të disa prej drejtuesve më të lartë të këtij institucioni për të cilët SPAK thotë se kanë konsumuar veprat penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. /tvklan.al
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit