Ndërsa në shesh po vijon grumbullimi i mbështetësve të opozitës, për zhvillimin e protestës së 9 kombëtare, kryemninistri Edi Rama ka zgjedhur të largohet nga Tirana.
Referuar raportimeve nga terreni dyshohet se Rama ndodhet në Sarandë dhe në mbrëmje do të marrë pjesë në koncertin e Carla Brunit në qytetin antik të Butrintit.
Gjithashtu thuhet se kryeministri ka zgjedhur të udhëtojë me helikopter.
Sipas raportimeve, Rama ka mbërritur me një helikopter në Ksamil, duke u ulur në zonën e Kepit të Merlit.
Ndërkohë që një helikopter tjetër vëzhgon zonën. Ndërkaq forca të shumta policie kanë rrethuar Ksamilin për të evituar ndonjë përplasje të mundshme të shefit të qeverisë me mbështetës të opozitës./oranews
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...