Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha deklaroi votën kundër të grupit parlamentar demokrat ndaj kandidaturës së mazhorancës për president, që do të votohet pasditen e së shtunës në Kuvendin e Shqipërisë.
“Ne nuk i njohim të drejtë legjitime Edi Ramës për të propozuar presidentin e Republikës, duke pasur parasysh masakrën zgjedhore që bëri me armatën e patronazhistëve. Rama zgjodhi lojën me kukulla e pseudoopozitë, që mund të quhet shpifësirë politike e neveritshme. Me marrjen e presidencës ai shkon në pushtet absolut”, tha Berisha në konferencë për media.
“Është detyrë urgjente e opozitës së vërtetë, PD-së dhe aleatëve të saj të japë përgjigjen më të merituar dhe në kohë të shkurtër. Ne do jemi aty dhe do të votojmë kundër”, shtoi ai.
Komentit te gazetareve se Ardian Dvorani është një emër i vlerësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Berisha tha se “presidenti nuk zgjedhet për ndonjë shtet të SHBA-së, por për Shqipërinë”.
“Nëse ka një gjykatës që simbolizon korrupsionin dhe konfliktin e interesit më shumë se kushdo tjetër që unë njoh në drejtësie, është Dvorani i qeverisë”, tha Berisha./21Media/
Jakup Krasniqi mbush 74 vjet sot, kjo është ditëlindja e tij...
Trupat ushtarake franceze do të largohen nga Bregu i Fildish...
Suns dhe Lakers pësojnë humbje në ndeshjet e para këtë vit
Natë kaotike në Gjermani, katër të vdekur dhe disa të plagos...
Viti i Ri, presidenti Begaj uron ushtarakët në mision jashtë...
16 persona të dëmtuar nga fishekzjarrët në Shqipëri