Liderët e opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë ftuar qytetarët në një protestë masive në Tiranë.
Ata kanë thënë se nuk do të ndërmarrin asnjë hap prapa deri në përmbushjen e kërkesave të tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Nesër me 8 korrik në orën 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë si njerëz të lirë me dinjitet, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh kurajozë, të gjithë bashkë kundër diktaturës së krimit, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, për familjet dhe fëmijët tuaj, për Shqipëria si Europa! Asnjë hap pas! #RamaIk”, ka shkruar Basha në Facebook.
Edhe kryetarja e Lëvizjes për Integrim Monika Kryemadhi ka bërë thirrje nëpërmjet Facebook-ut që të bëhen të gjithë bashkë “për një Shqipëri evropiane”
“Ky është momenti për një shtet me institucione të forta që garanton fuqinë e popullit mbi pushtetin dhe të ardhmen e të rinjve, familjeve, bizneseve shqiptare. Nesër të gjithë bashkë për një Shqipëri Evropiane. Asnjë hap pas!”, ka shkruar Kryemadhi në Facebook.
Kjo është protesta e dhjetë me radhë e opozitës. Ajo mbahet në ditën kur Kuvendi i Shqipërisë do të diskutojë formimin e një komisioni për të shqyrtuar nëse presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën ku me anë të një dekreti shtyu zgjedhjet lokale, nga i cili vendim do të varet edhe shkarkimi i tij./Telegrafi.com/
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...