Opozita në Shqipëri me protestë para parlamentit

08:43 | 7 Shkurt 2023
A Z

Një revolucioni që nuk do të ndalet deri në largimin e Edi Ramës e ka cilësuar kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, protestën e 11 Shkurtit edhe gjatë një takimi me anëtaret e Lidhjes Demokratike të Gruas.

Por kësaj proteste, ai tha se do t’i paraprijë një tjetër tubim tjetër, ai që do të zhvillohet të mërkurën përpara parlamentit, ditë kur deputetët demokrat kanë kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për zhvillimin e mocionit me debat me kryeministrin Edi Rama për çështje “McGonigal”.

Ndaj ai ftoi qytetarët e Tiranës që të mblidhen përpara parlamentit./tvklan.al/

Të ngjashme