Pasi Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi kërkesën për ngritjen e një komisioni të posaçëm për investimet strategjike, opozita ka dorëzuar një tjetër kërkesë.
35 deputetë të opozitës kërkojnë që të ngrihet një komision hetimor për të verifikuar mënyrën se si zbatohet ligji për investimet strategjike.
Opozita kërkon që ky komision të përbëhet nga 15 anëtarë, 7 nga opozita dhe 8 nga mazhoranca, dhe veprimtaria e tij të jetë 4 muaj nga data e miratimit të tij.
Ky dokmuent ka bërë bashkë deputetë që mbështesin Rithemelimin, ata që mbështesin linjën e Alibeajt dhe deputetë të dalë nga aleatët e Partisë Demokratike.
Në një reagim në Twitter, Gazment Bardhi, krahas publikimit të kërkesës, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se ky i fundit ka ndarë pronat publike për familjarët e miqtë e tij, duke përdorur ligjin për investime strategjike. /A2 CNN/
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...