Opozita në protestën e 10-të kombëtare, reagon Ambasada e SHBA-ve në Tiranë

19:30 | 8 Korrik 2019
L G

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me protestën që e opozitës që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në orën 20:00, para Kryeministrisë.

Në njoftimin e ambasadës, i bëhet thirrje qytetarëve amerikan në Shqipëri që të qëndrojnë larg tubimeve të opozitës në mënyrë që të shmangin incidentet e mundshme.

Ambasada shprehet se ende nuk dihet kohëzgjatja e protestës së opozitës, ndërsa thekson se tubimi mund të zhvendoset nga Kryeministria te Kuvendi.

“Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit të hënën, më 8 korrik 2019, duke filluar rreth orës 20:00. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur.

Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Personeli i Ambasadës së SHBA-së dhe anëtarët e familjes janë drejtuar për të shmangur të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi”,-njofton ambasada e SHBA.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme