Google ADS

Opozita mblidhet pas bllokimit të rrugëve, shqyrtohet zgjerimi i protestës

18:04 | 5 Prill 2018
Arbresh.info

Pas protestës duke bllokuar katër akse nacionale gjatë paradites, pasdite drejtuesit e opozitës janë mbledhur për në selinë e Partisë Demokratike.

Takimi është bërë për të diskutuar për rrugën që do të ndiqet në protestat kundër qeverisë Rama.

Burime nga selia blu thonë se në tryezë po diskutohet me të gjitha strukturat për ngritjen e një plani të përgjithshëm veprimi.

Gjatë paradites së të enjtes, protesta u zhvillua në Vorë, Milot, Elbasan dhe Lushnje.

Kreu demokrat ishte në Vorë, ndërsa në Bradashesh të Elbasanit ishte kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Në të katër këto zona, protestuesit e opozitës bllokuan për pak orë qarkullimin rrugor./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme