Për afro tre orë opozita protestoi sërish në Tiranë për largimin e Kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Ndryshe nga manifestimet antiqeveritare, tubimi i së hënës ishte konceptuar si një protestë marshim që nisi përpara Kryeministrisë, ku nuk munguan tymueset dhe lëndët piroteknike.
Lulzim Basha, teksa e cilësoi ilegjitim parlamentin dhe qeverinë e dalë nga zgjedhjet, akuzoi Kryeministrin si orkestrues të dhunës në protestën e 11 Majit, duke ia rikujtuar sërish kushtin e panegociueshëm.
Pas Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, marshimi i opozitës vijoi përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ku protestuesit hodhën një numër të konsiderueshëm kapsollash. Si pasojë e lëndëve piroteknike, policia njoftoi se mbeti i lënduar një efektiv i uniformave blu.
Ndalesa e radhës ishte selia e Parlamentit. Edhe këtu u shënuan disa incidente të vogla. Krahas hedhjes së kapsollave, protestuesit hoqën barrierat metalike që kishin rrethuar perimetrin e jashtëm të godinës së Kuvendit.
Pas parlamentit, protestuesit, të udhëhequr nga Lulzim Basha, marshuan përpara Ministrisë së Brendshme.
Protesta marshim e opozitës u përmbyll në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, aty ku mbahen ende të shoqëruar disa protestues, që sipas uniformave blu, përdorën dhunë në tubimin e 11 Majit.
Tymuese, lëndë piroteknike dhe një bombë molotov u hodh në drejtim të efektivëve të policisë. Nuk u kursyen madje as xhamat e Drejtorisë së Policisë, por efektivët nuk kundërvepruan me hedhje gazi.
Në mbyllje, fjala përshëndetëse e Lulzim Bashës në oborrin e Partisë Demokratike. Sërish pati një mesazh për kundërshtarin e tij politik. Dhe sikundër ndodh në çdo protestë të opozitës, epilogu është himni i kënduar nga Lulzim Basha./tvklan
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...