Opozita do të protestojë këtë të shtunë përballë godinës së kryeministrisë e cila tashmë është “fortifikuar” në brendësi dhe përreth saj me gardhe metalike e mijëra forca policie.
Të paktën 1500 efektivë të policisë do të jenë këtë të shtunë duke nisur nga ora 18:30 përballë protestuesve të thirrut nga opozita, e cila ka kërkuar që të protestojë deri në mesnatë.
Por autoritetet policore kanë dhënë leje që protesta kombëtare e opozitës të zgjasë deri në orën 20:30, pra dy orë. E teksa opozita ka kërkuar kohën, efektivët e policisë kanë marrë të gjitha masat me pajisjen me maska si dhe me gaz tymues. Të “fshehur” do të qëndrojnë dhe autobotët me ujë me presion, nëse situata tensionohet deri aty sa të hyjnë në përdorim masat.
Forcat speciale do të jenë po ashtu të pranishme, duke nisur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë e deri tek RENEA.
Përreth kryeministrisë janë instaluar tashmë kamerat me rezolucion të lartë për të pikasur elementët e dhunës (nëse do të ketë) në protestë.
Deri më tani opozita nuk e ka bërë publik planin e saj dhe mënyrën sesi do të shkojë dinamika e protestës, duke e lënë kësisoj “surprizë” për ata që ndodhen në kampin tjetër politik.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...