Nëntë deputetë të grupit të Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, njohur ndryshe si mbështetës të Ish-Kryeministrit Sali Berisha, kanë bërë kërkesë për mbajtjen e një interpelance parlamentare me Kryeministrin Edi Rama për rritjen e çmimeve.
Kërkesa është firmosur nga Edi Paloka, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe 6 deputetë të tjerë dhe kërkohet të diskutohet mbi paketën e masave, rezervat e shtetit dhe rezervat e naftës në veçanti.
Pak orë më pas, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka depozituar një kërkesë për mocion.
Në kërkesën e grupit të PD-së, thuhet se duhet shqyrtuar me urgjencë marrja e masave dhe ndaj sipas nenit 98 të rregullores së Kuvendit, kërkohet mocion për debat dhe në përfundim, mund të propozohet miratimin i masave të veçanta.
Rritja e çmimeve, sidomos e çmimit të naftës, ka sjellë protesta të vazhdueshme në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.
Sot në orën 17:00 pritet të mbahet dita e shtatë e protestës para Kryeministrisë.
Kryeministri Rama ka marrë disa masa përfshirë indeksimin e pensioneve, naftë pa taksa për fermerët, ulje taksash për pagat si dhe kompensim të rritjes së çmimit për produktet e shportës.
Për shkak të protestave, qeveria u detyrua që të krijonte bord për karburantin, që përcakton periodikisht çmimin e naftës, ku nga 260 lekë për litër që ishte kur nisën protestat, sot nafta shitet me 211 lekë [1.69 euro] për litër. /Telegrafi/
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
Hamza sot takohet me diasporën në Zvicër