Në katër orë diskutime të gjata, opozita politike nuk ka arritur të marrë dakortësinë e madhorancës për të shtrirë teknologjinë në të gjithë vendin.
Ndaj përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi, tha se mazhorancës i është lënë afat deri nesër në orën 11 kur do të mblidhet sërish Këshilli Politik për të ofruar gatishmërinë për futjen e identifikimit biometrik në të gjitha qendrat e votimit dhe pilotimin e votimit dhe numërimit elektronik.
Bylykbashi: U hap debat në lidhje me votimin elektronik dhe identifikimin biometrik. Për fat të keq për ne doli qartë qëndrimi i mazhorancës që nuk është e gatshme të ecë në këtë drejtim, të fusë identifikimin biometrik në të gjitha qendrat e votimit për të garantuar që kutitë e votimit nuk mbushen, nuk do që të mos ketë votim në emër të emigrantëve që nuk kanë ardhur kurrë në Shqipëri, të mos ketë votim familjar, që komisionerët të mos mbushin kutitë në mbylljen e procesit të votimit për ata që nuk erdhën të votonin dhe të mos votohet me karta identiteti të falsifikuara. PS e bëri të qartë që nuk ishe e gatshme për këtë. Kjo është një nga temat kryesore të opozitës prej vitesh për garantimin e kutisë, që kur të numërohet të numërohen votat e vërteta të zgjedhësve dhe jo të falsifikuara. Pa arritur kompromis për këtë çështje është e vështirë të arrihet kompromis për çështje të tjera si administrata zgjedhore, administrimi i zgjedhjeve nxjerr rezultatin. Presim që mbledhjen e nesërme në orën 11:00, mazhoranca të vijë me një propozim ku të jetë e qartë: Identifikimi biometrik duhet të jetë në të gjitha qendrat e votimit në zgjedhjet e ardhshme, të ketë një pilot për votimin eleketronik dhe kjo të dalë e qartë jo si opsion i mundshëm për KQZ por një detyrim për të dhe qeverinë. Qeveria të vendosë paratë në mënyrë që shqiptarëve të mos u manipulohen zgjedhjet.
I pyetur se cilat ishin argumentet kundër të PS , ai tha:
Bylykbashi: E vuri në pikëpyetje mundësinë që kjo të realizohej dhe mjaftonte kaq sesi mazhoranca e sheh në të ardhmen, kërkon vetëm dakortësi mbi letër që më pas të mos zbatojë asnjë nga garancitë e premtuara por kjo nuk ka për të kaluar nga opozita. Bëri të qartë dhe qëllimin e saj se synon të marrë kontrollin e komisioneve dhe pse nuk u diskutua gjatë. Ne e bëmë të qartë se identifikimi biometrik është thellësisht i lidhur me çdo marrëveshje në lidhje me profesionalizimin e administratës zgjedhore për të garantuar që zgjedhësi voton, vota e tij numërohet dhe rezultati shpallet pa ndërhyrjen e askujt në proces.
Opozita mbetet e vendosur për të mos vazhduar më tej pa marrë këtë garanci me shkrim.
Bylykbashi: U ra dakord që mazhoranca të vijë me një propozim të shkruar që siguron për këto pika që thamë, identifikim biometrik në çdo qendër votimi, një pilot të votimit dhe numërimit elektronik dhe këto të jenë të shkruara me garanci në kodin zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme dhe më tutje do të vazhdojmë me çështje të tjera që kemi për të diskutuar.
Por në mbledhjen e gjatë ka pasur edhe pika ku palët kanë rënë dakort.
Bylykbashi: Çështjet për policinë dhe prokurorinë, nuk ka diskutim që SPAK do të jetë institucioni i vetëm që heton korrupsionin zgjedhor apo që prokuroria duhet të ketë rol më të qartë dhe të fokusuar në goditjen e krimit zgjedhor dhe raportimin e punës së saj, ne nuk patëm dakortësi për çështjen e policisë sepse është e lidhur me qeverinë kujdestare të zgjedhjeve dhe mazhoranca nuk është e gatshme. Por çdo teknikalitet nëse nuk garantohet mosmbushja e kutive do të kemi një numërim brilant të një kutie të manipuluar dhe kjo si duhet askujt dhe do të pengonte integrimin e Shqipërisë.
E diela është afati i fundit për përfundimin e reformës zgjedhore ndaj parashikohen mbledhje të gjata në vazhdim.
Bylykbashi: Ne jemi të gatshëm që të qëndrojmë me orë të tëra që nga nesër në mëngjes për të gjetur kompromisin por qëndrime si këto të sotme vënë në pikëpyetje themelet e procesit zgjedhor, jo të marrëveshjes politike./Ora News.tv/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...