Opozita i kthen komisionet në Kuvend në mono-partiake

12:11 | 10 Shtator 2018
Arbresh.info

Pas bojkotimit të dy seancave rresht parlamentare, opozita ka refuzuar edhe ditën e sotme pjesëmarrjen në punimet e tre Komisioneve në Kuvend.

Pavarësisht nga ky bojkot i deputetëve të PD dhe LSI, deputetët e PS kanë vijuar mbledhjen e Komisioneve të Ligjeve, Ekonomisë dhe atij të Shëndetësisë.

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja tha se në këtë sesion do të mbyllen 27 ligjet e reformës në drejtësi

“Opozita duhe të ishte e pranishme, pavarësisht axhendës së tyre politike. Ftoj kolegët e opozitës që të bëjnë hapin e tyre në bërjen e ligjeve”, tha ai në nisje të punës së komisionit të Ligjeve.

Shumicës ka miratuar e rendin e ditës pa debate në këto Komisione, ndërsa PD dhe LSI kanë mbledhur grupet parlamentare në selitë përkatëse.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme