Parlamentarët e rinj nuk e kanë pritur mirë marrëveshjen e 14 janarit me opozitën jashtëparlamentare.
Rudina Hajdari mblodhi demokratët e rinj për ti njohur me dokumentin, që ende nuk mban firmën e saj.
Debatet me dyer të mbyllura nuk u kursyen pasi opozita e re nuk pranon të kthehet në notere të një marrëveshje mes të mëdhenjve. Për votën e tyre vendosen dy kushte.
“Ndryshimi i sistemit dhe paragrafi katër i dokumentit që parashikon që të merret për bazë vendimi i komisionit të ngritur në 2017, të ndryshohet dhe të bëhet i 2019”, ka thënë Halit Valteri.
Ralf Gjoni nuk e kurseu ironinë me demokratët të cilët përbetoheshin që nuk do uleshin në një tryezë me ata që i cilësonin si ilegjitimë.
Reforma Zgjedhore kërkon shumicë të cilësuar votash ndaj mazhoranca duhet të bindë dy opozitat para miratimit në parlament./TCH
Shkon në 11 numri i të vdekurve në Magdeburg, reagon kancela...
Man United mund ta transferojë falas yllin e Barcelonës gjat...
Parashikimi i motit për vikend
Gjermani/ Një person hyn me makinë në tregun e Krishtlindjev...
FBI-ja po e heton sulmin në Ibër-Lepenc
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...