Komisioni Ligjeve ka bashkuar votat këtë të martë për të miratuar dekretin e Presidentit Meta në lidhje me ligjin e qeverisë për Kadastrën, duke rrëzuar në njëfarë mënyre ligjin për shkak të problemeve që bartte drafti.
I pari që ka vënë në dukje problematikën ka qenë këshilltari ligjor i Presidentit Bledar Dervishaj, i cili është shprehur se drafti lgijor cënon parimin e sigurisë juridike.
Dervishaj: Ligji cenon parimin e sigurisë juridike që ofronte ligji i mëparshëm. Saktësimi i titujve të pronësisë nuk mund të jetë e drejtë e kadastrës
I ashpër në argumentimin e tij ka qenë deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, i cili është shprehur se ky ligj cënon rëndë të drejtën e pronës së shqiptarëve.
Bylykbashi: Parimi i të dhënave institucionale është kushtetues, nuk mund t’ua lini autoritetit tuaj të mbrojtjes së të dhënave. Keni marrë përsipër në ligjin tuaj, në konceptin tuaj se si mund të grabisni pronën. I jepni të drejtën këtij institucioni të hyjë tek titujt e pronësisë.
I thoni qytetarëve ‘unë po ta gris këtë vendim dhe po ta saktësoj si dua unë’. Keni krijuar një ALUIZNI tjetër. Në babëzinë tuaj shkoni dhe më larg, në një gjë që është shumë keq, siç është saktësimi i titujve të pronësisë, e bëni gropë deri në fund. Nuk mund të ketë titull që ka në dorë qytetari që t’iu vijë përballë. Të këput titulli i ri i pronësisë. Ajo letër që ka ai nuk vlen. Kështu më doli mua nga sateliti e do ta marrim. Cenoni të drejtën e individit, hallexhiut. Gjë më të rrezikshme se kaq për të drejtën e pronësisë nuk ka.
Si kundërpërgjigje, deputeti i PS-së Bashkim Fino është shprehur se opozita nuk duhet të përdorë politikisht të drejtën e Presidentit Meta për të bërë detyrën e tij, ashtu siç ka qenë dhe rasti me kthimin e ligjit të Kadastrës.
Fino: Presidenti është i të gjithëve. Ju po e përdorni politikisht një president që është i të gjithë shqiptarëve. Nëse themi se pranojmë dekretin dhe mund të bëjmë disa rregullime, nuk ka asgjë të keqe. Do jetë po prapë presidenti që do gjykojë mbi ndryshimet e bëra. Nuk dua të bej replika personale për pronat.
Në përfundim të seancës, deputetët e maxhorancës e opozitës kanë votuar pro dekretit të Metës për ligjin, çka automatikisht bën që drafti të rishqyrtohet sërish për t’u përmirësuar dhe më pas të dërgohet sërish tek Meta. Ky i fundit pas analizës do të rishikojë ligjin dhe më pas do të vendosë nëse dekretohet apo jo prej tij. Fjala e fundit i mbetet kuvendit të Shqipërisë.
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...