Dorëzimi i mandatit nga ana e Saimir Tahirit pati natyrshëm jehonën e tij edhe në seancën e parlamenti.
Opozita i qëndroj premtimit të saj për të mos pasur normalitet në Kuvend dhe u largua menjëherë, pasi Kryetari i Grupit Parlamentar, Edmond Spaho, e cilësoi farse vendimin e ish-ministrit të Brendshëm.
“Po mirë, para një jave nuk erdhi këtu ai për të mbrojtur mandatin? A nuk erdhi këtu në Kuvend? Çfarë ka ndryshuar? Apo shkoi zotëria në Berlin dhe ia vunë të dy këmbët në një këpucë? Dhe i thanë, ose do të hyjë në burg Sajmir Tahiri, ose nuk ka hapje negociatash!”, tha Spaho.
Ky ishte i vetmi moment kur Kryeministri, Edi Rama përmendi emrin e ish-ministrit te tij duke u përqendruar tek sqarimi qe rekomandimi për hapjen e negociatave është pakushte e duke shmangur çdo koment për dorëzimin e mandatit të deputetit nga Sajmir Tahiri.
Ndërkohë që opozita zgjodhi mediat jashtë Parlamentit për ta cilësuar farse e komedi çështjen Tahiri, pasi drejtësia tashme është kapur nga Kryeministri Edi Rama, i cili është personi përgjegjës për kanabizimin e Shqipërisë.
“Ai nuk kupton se bota nuk po kërkonte kokën e Saimir Tahiri, po kërkon në të katër anët dorëheqjen e Edi Ramës. Edi Rama është pengesa kryesore drejt BE. Tashmë bërja kurban vetëm për dy orë e Saimir Tahirit tregon akoma dhe më shumë që sistemi i drejtësisë, prokuroria shqiptare janë jo vetëm të kapura, por janë instrumente në duart e Edi Ramës”, tha ai.
Për mazhorancen largimi i Tahirit nga parlamenti është një vendim personal. /Vision Plus
Statovci dhe Maqedonci vizitojnë një familje prishtinase
Xheneta plas bombën në shtëpi, flet për njohjen që la në gjy...
Salah lë të kuptohet për largim nga Liverpool
Ursula von der Leyen diagnostikohet me ‘pneumoni të rëndë’, ...
Plagoset me armë zjarri një person në Arbëri të Prishtinës
Malazezët protestojnë para Qeverisë duke kërkuar përgjegjësi...